Opozita i bënë apel qeverisë të heq TVSH tek produktet ushqimore. Kërkesa u bë nga Tabaku në Komisionin e Integrimit, ndërsa u diskutua heqja e TVSH tek fondet IPA, si pjesë e paketës fiskale 2023
Në komisionin e Integrimit Europian, opozita u shpreh e shqetësuar për heqjen e TVSH për mallra e produkte që në buxhetin e shtetit kanë kosto 800 mln euro, ndërsa nuk hiqet për produktet e shportës, duke rënduar buxhetin e qytetarëve në këtë kohë krize. Taulant Balla i Partisë Socialiste iu përgjigj me masën e ndërmarrë për heqjen e TVSH për fondet IPA.
“Dua të përshëndes masën e heqjes së TVSH për projektet IPA. Ndjej keqardhje, që qeveria përjashton nga TVSH një sërë mallrash e produktesh që shkon mbi 800 mln euro në buxhetin e shtetit. Nuk merr masa për heqjen e TVSH për shportën ushqimore, siç ka ndodhur në vende të BE.”- tha Tabaku.
“Në vitin 2022 buxheti shpenzoi 28 miliardë lekë për subvencionin e diferencës së çmimit të energjisë për konsumatorin familjar. E njëjta vlerë, sa investimet totale me fondet e brendshme që planifikohen për një vit. Duhet kuptuar se qeveria s’ka patur zgjedhje tjetër, është një luftë që Putin i ka shpallur Evropës dhe Demokracisë. Është dashur që i gjithë buxheti të fokusohet te mbështetja që ky buxhet u jep familjeve shqiptare. 4/5 e një fature të çmimit të energjisë elektrike, 1/5 është fatura reale. Artikujt për ngrohje, propozohen pa TVSH. E dyta, fakti që heqim një barrierë artificiale, në shkëmbimin e përditshëm që kemi me Kosovën. Kur ne kemi më shumë prodhim, apo kur Kosova do të na kthejë…”- tha Balla
Buxheti dhe paketa fiskale u miratuan nen për nen vetëm me votat e mazhorancës. Ndërkohë, një tjetër pikë debati kishte të bënte me pretendimin e opozitës për heqjen e fondit për integrimin në BE, por mazhoranca sqaroi se këto fonde i kanë Ministrit të Shteti dhe Kryenegociatorit për BE.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A është i drejtë vendimi për të shtyrë Komisionin Hetimor për ‘McGonigal’?
-
Po
64%
-
Jo
26.2%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 930
Lajme të tjera
-
Çështja ‘McGonigal’, konferenca e kryetarëve miraton kërkesën e opozitës për mocionin me debat! Nuk ka më interpelancë më Ramën
7 Shkurt, 09:35
-
Emërtimi i rrugës ‘Dëshmorët e 4 shkurtit’, PD akuzon Veliajn: E bën për qëllime elektorale! Copëton rrugën me një datë që nuk bashkon shqiptarët
5 Shkurt, 15:24
-
Rritja e taksës së birrës, prodhuesit do t’i drejtohen Kushtetueses: Cenohet siguria juridike
5 Shkurt, 07:38
-
Balla nga Fieri: Protesta e Berishës, kundër drejtësisë që po heton ’21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’, arrestimi i Alda Klosit, tregues se Reforma po jep rezultate
4 Shkurt, 12:38
-
Roli i Kuvendit në procesin e anëtarësimit në BE, Balla takim me ekspertët e Bundestagut gjerman
1 Shkurt, 10:23
-
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave
1 Shkurt, 07:18
-
PS ka paralajmëruar se nuk do ta marrë parasysh, opozita dorëzon zyrtarisht kërkesën për shkarkimin e Nikollës
31 Janar, 18:46
-
Mes debateve dhe përplasjeve për ish agjentin e FBI-së, mazhoranca rrëzon propozimin e Tabakut për ndryshime në ligjin për koncesionet publike
31 Janar, 10:59
-
Balla pohon se ka pasur takim me zyrtarin e FBI-së: S’do i thoja jo, mund ta kenë takuar edhe anëtarë të opozitës
30 Janar, 11:39
-
Berisha prej javësh bllokon foltoren e Kuvendit, Rama porosi deputetëve: Do votohet rendi i ditës! Balla: Shkarkim i Nikollës? S'merret parasysh
30 Janar, 11:15
-
Balla-opozitës: Në tragjedinë e '21 janarit' dhe 'Gërdecit' pati shqiptarë të vrarë, prandaj s’kanë krahasim me dosjen e ish-zyrtarit të lartë
28 Janar, 13:16
-
Këshilli për Integrimin Europian, Opozita: Reforma zgjedhore të përfshijë paketë ndryshimesh për 14 majin! SPAK të emërojë një prokuror të posaçëm
27 Janar, 13:44