Shifër jashtëzakonisht të lartë kanë shënuar të ardhurat nga biznesi i vogël, që shkojnë në favor të pushtetit vendor, me një rritje në masën 428 përqind ndaj një viti më parë. Ndërkohë, një rritje spektakolare vihet re në tatimfitimin e ndërmarrjeve, që realizuan në janar 151% më shumë të ardhura në buxhet se në vitin 2015.
