Paketa fiskale, Ilir Meta: Absurde 10-fishimi i gjobave për bizneset, heqja e akcizës për birrën dhe taksa për prodhuesit e energjisë! Godet prodhimin vendas

Dhjetëfishimi i gjobave për bizneset që konstatohen me shkelje, heqja e akcizës së diferencuar për birrën si dhe taksa për prodhuesit e energjisë janë 3 vendimet e Qeverisë që kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i sheh absurde. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se ndryshimet në Paketën Fiskale dëmtojnë prodhimin vendas, ndërsa sipas tij rritja e akcizës rrezikon mbylljen e mijërave vendeve të punës.

“Këtu në vend ky kryeministër i papërgjegjshëm vijon të godasë investitorët vendas. Është skandaloze që paketa fiskale për vitin e ardhshëm të shohësh masa si 10 fishimi i gjobave, tërësisht antikushtetues, po kështu në këto kushte papunësie dhe krize, heqja e akcizës së diferencuar për birrën, kundërvënie ndaj direktivës së BE, jo vetëm që godet prodhimin vendas, por rrezikon mbylljen e mijëra vendeve të punës”, u shpreh Meta.

Ndalur në taksën e jashtëzakonshme që do t’u vendoset prodhuesve të mëdhenj të energjisë, Meta tha kryeministri Edi Rama ka si qëllim frikësimin e këtyre bizneseve që sipas tij i kanë kursyer vendit qindra milionë, pasi ia shesin shtetit 7 herë më lirë energjinë krahasuar me çmimin që importohet nga jashtë.

“Ndërkohë që në këto kohë sfidash të energjisë kërcënimi i taksimit të prodhuesit privat të energjisë është absurd. Është me qëllim frikësimin e atyre që me të gjitha vështirësitë i kanë kursyer shoqërisë dhe shtetit me qindra milionë euro. Ia sheshin shtetit 7 herë energjinë elektrike më lirë se sa Edi Rama e importon nga jashtë. I gjithë ky korrupsion është më shumë se marramendës. Kemi edhe goditje ndaj lirisë së medias, sidomos kur ata pasqyrojnë me objektivitet korrupsionin e Qeverisë. Ndaj është koha që të gjithë bizneset e ndershme që ndihen të dhunuara nga kjo qeveri të reagojnë duke nisur nga 12 nëntori. Zgjidhja e vetme është largimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe bandës së Rilindjes”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundrejt sekretares së brendshme britanike sa i takon debatit për emigrimin e shqiptarëve. Meta e cilësoi Ramën si të papërgjegjshëm, ndërsa shtoi se Rama po akuzon autoritetet britanike për fenomenin e shpopullimit që ka përfshirë Shqipërinë. Sipas Metës, qeveria duhet të bashkëpunojë me autoritetet britanike, por edhe ato franceze që t’i trajtojnë me dinjitet qytetarët shqiptarë dhe jo të bëjë deklarata provokuese.

Sa i takon marrëveshjeve të nënshkruara në samitin e Procesit të Berlinit, Meta tha se kjo është e vetmja nismë që afron vendet e Ballkanit me Bashkimin Europian, ndërsa sipas tij Ballkani i Hapur është humbje kohe.

Në fund, Meta u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protestën e paralajmëruar më 12 nëntor nga Sali Berisha. Sipas tij, kjo protestë do të jetë një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe rizgjimin e dinjitetit kombëtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:32
Samiti i procesit të Berlinit, Meta: Afron vendet e rajonit me BE, ‘Open Balkan’ humbje kohe

 

Ilir Meta ka komentuar samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur një ditë më parë, ku u nënshkruan edhe tre marrëveshje për Ballkanin Perëndimor. Meta tha se Procesi i Berlinit mundëson bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit, por edhe i afron ato me Bashkimin Europian. Kreu i Partisë së Lirisë, theksoi se çdo nismë tjetër është humbje kohe, duke iu referuar këtu Ballkanit të Hapur.

“Kemi shprehur vendosmërinë që Procesi i Berlinit është procesi që mund të sjellë përparim jo vetëm bashkëpunim rajonal por edhe të përfarimit të rajonit me BE. Kjo u provua më së miri me tre marrëveshjet që u nënshkruan. Jemi të lumtur që Scholz e mbajti premtimin. E rëndësishme që të vazhdohet përmes procesit të Berlinit si një proces gjithëpërfshirës për rajonin dhe ka kuadër të qartë europianizues sa i takon të gjitha standardeve të këtij bashkëpunimi. çdo drejtimin tjetër nuk është asgjë veçse një humbje kohe”, tha Meta.

Në samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt një ditë më parë, liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje, që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.  

Ora 17:12
Deklaratat e Ramës për Britaninë, Meta: Kryeministri i papërgjegjshëm, fajëson autoritetet britanike për shpopullimin e Shqipërisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratat e kreut të qeverisë Edi Rama për debatin për largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. Meta e ka cilësuar Ramën si të papërgjegjshëm dhe sipas tij po akuzon autoritete britanike për fenomenin e shpopullimit në Shqipëri.

Angazhimin e vendosur të Partisë së Lirisë për të ndaluar shpopullimin dhe njëkohësisht për ti dhënë fund kësaj drame të madhe të vendit tonë, të shoqërisë sonë dhe çdo familje. Përshëndes edhe angazhimin edhe lutjet e sotme të udhëheqësve të kishës katolike, për të reflektuar të gjithë dhe për tu bashkuar dhe çrrënjosur të gjitha arsyet që i nxisin të rinjtë të rrezikojnë jetën për të kaluar la mansh me gomone. Është e qartë se i vetmi që nuk dëshiron të kontribuon në këtë drejtim, që është edhe shkaktari, kryeministri i papërgjegjshëm që fajëson autoritete britanike për një fenomen atë të shpopullimit.

Mafia në pushtet shkaktarja kryesore e humbjes së perspektivës së këtyre të rinjve. Ndërkohë që qeveria duhet të ulë kokën për këto pasoja tragjike që i ka shkaktuar vendit dhe të forcojë bashkëpunimin me autoritetet franceze. Të bashkëpunojë më autoritetet britanike që t’i trajtojë me dinjitet qytetarët tanë. Çdo provokim që qeveria jonë u bën autoriteteve britanike nuk e ndihmon trajtimin e qytetarëve shqiptarë.Ndërkohë këtu në vend ky kryeministër dhe kjo qeveri vijon të godasë investitorët vendas të favorizojë monopolet.", tha Meta.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 05/11/2022 12:19

    I DJEG METES RRITJA AKCIZES E BIRRES SE ESHTE PRONAR I BIRRES KORCA DHE PJESERISHT I BIRRES TIRANA,,ME BEDELIN E TIJ IRFAN HYSENBELLI....

    Përgjigju
  • Iris: 05/11/2022 00:54

    O Like,po nuk e kupton qe marreveshjet e Berlinit jane brenda kornizes se /Ballkanit te Hapur/ dhe jane nisma qe e nxisin?! Sikur ky samit te mbahej ne Ballkan ti do te ulerisje /Open Balkan/,por nga qe u zhvillua ne Berlin dhe ishin ndermjetes perfaqesuesit e BE,te duket ndryshe e njejta gje?!

    Përgjigju
  • Alban: 04/11/2022 19:30

    Shqiptaret shkojne ne angli per te luajtur tek nje nga kazinote me te medha ne londer qe e ka i madhi Like.

    Përgjigju
  • Dori: 04/11/2022 19:10

    Ishalla po te denojne sa me shpejt o ilir meta

    Përgjigju
  • ani: 04/11/2022 18:26

    foli spiuni qe ben sikur mbron interesat tona

    Përgjigju
  • Tim...: 04/11/2022 18:19

    Ik o hajdut dhe spiun largohu nga skena politike se ka ikur koha juaj si parti famviljare.

    Përgjigju
  • Niku: 04/11/2022 17:56

    Ky ka hallin e birra korça se ka ivestuar milionat e vjedhur nga taksat e popullit.

    Përgjigju
  • Viola: 04/11/2022 17:29

    Mallkuar qoft ky meta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare