Akuzat e opozitës/ Rama: Gati 17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve! PD: Nuk kemi frikë
Kryeministri Edi Rama dhe Jorida Tabaku
Kryeministri Edi Rama shprehet se 17 çështje gjyqësore janë në proces për akuzën e shpifjes, nga të cilat për 10 prej tyre pritet vetëm data e seancës. Referuar opozitës, Rama thotë se cështjet gjyqësore i ka me Fabrikën e Shpifjeve. Kreu i qeverisë shton se 44 çështje të tjera janë rrugës.
"17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve, janë tanimë në proces dhe për 10 prej tyre pritet vetëm data e seancës. Më në fund do fillojnë të dalin para gjykatës dhe të shohim, a do nxjerrin prova a do nxjerrin lekë për të blerë libra shkollat, 44 çështje të tjera janë rrugës" shkruan Rama.
Por pas statusit të kryeministrit Edi Rama ka ardhur menjëherë reagimi i Partisë Demokratike përmes deputetes Jorida Tabaku. Demokratja shkruan se opozita nuk frikësohet nga gjyqet dhe shumica nuk do të arrijë që ti mbyllë gojën. Ajo thotë se u qëndron të gjitha akuzave që ka bërë për qeverinë, ndërsa mbyll reagimin duke thënë se në 20 mars do të jetë seanca e radhës ku do ti mbrojë akuzat me argumente.
"Asnjë hap pas! Kush mendon se frikëson opozitën me gjyqe e presionin e gjykatës duhet ta dijë që ajo nuk thyhet. Kush mendon që do mbyllë gojën e opozitës për të fshehur të vërtetën, nuk e ka kuptuar që fundi i çdo tiranie është i keq. Opozita nuk I frikësohet askujt, aq më tepër atij që I frikësohet qytetarëve dhe fshihet në protesta.
Personalisht i qëndroj çdo akuze të drejtuar ndaj qeverisë. Nga inceneratorët e deri tek lojërat e fatit. Rilindja gjeti 890 pika të basteve dhe gjatë qeverisjes së saj ato shkuan 4200. Pika dhe kompani që zotëroheshin nga grupe kriminale për të cilat nuk heshtëm dje dhe nuk do të heshtim as në gjykatë. Me datë 20 Mars seanca e rradhës. Do shkoj me argumenta e prova ashtu si kam folur gjithmonë në politikë, nuk kam në dorë as presionin e vettingut dhe as pushtetin por të vërtetën" shkruan Tabaku.
Çështjet gjyqësore janë në kuadër të paketës anti-shpifje (lexo ketu). Edi Rama ka ngritur në Partinë Socialiste Departamentin Antishpifje, i cili do të padisë në gjykatë këdo politikan, media apo përdorues rrjetesh sociale që shpif ndaj funksionarëve të PS-së. Sipas Ramës, paratë e fituara nga këto gjyqe do të kalojnë në Fondin e Edukimit në PS, për t'u investuar në shkolla e çerdhe (lexo ketu).
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3434
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
Normale që nuk i trembeni askujt ASHA grabiti me SALIUN 200milion € dhe nuk shkoi në gjyq, SALIU dhe banda vran 4 njerëz, dogjën një fshat të tërë Gërdecin prap nuk shkuan në gjyq.. SI DO TREMBENI JU NGA GJYQE PËR SHPIFJE?? PLEHRA.
Përgjigju