Paketa, Rama: Në 25 vende të BE shpifja dënohet me burg, në Shqipëri vetëm gjobë

Paketa, Rama: Në 25 vende të BE shpifja dënohet me burg, në Shqipëri vetëm gjobë

Edi Rama

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka postuar sërish një status në rrjetet sociale për paketën antishpifje. Shefi i qeverisë shprehet se në 25 vende të BE shpifja dënohet me burg, ndërsa në Shqipëri, thotë ai, do të dënohet vetëm me gjobë.

Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE!Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova,s'meritojnë as 1 supë burgu!Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja

Edi Rama

Përpara se të sjellë në Kuvend ndryshimet ligjore për paketën Anti-Shpifje, Edi Rama e ka nisur punën. Të hënën, në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar do të prezantohet nisma “ÇDO SHPIFJE NË FONDIN E EDUKIMIT”.

Paratë që socialistët do të fitojnë nga gjyqet e shpifjes, do të grumbullohen në Partinë Socialiste ku do të ngrihet menjëherë Departamenti Antishpifje, i cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës ligjore kundër Shpifjes.

Sipas idesë paraprake të Ramës, Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, i cili do të trajtojë propozimet e lartpërmendura si dhe do të jetë e vetmja instancë që mund të vendosë tërheqjen nga një proces gjyqësor për shpifje.

Për opozitën kjo është një strategji e Ramës për të larguar vëmendjen nga aktualiteti, pasi i pari që sipas tyre duhet të dënohet është vetë kryeministri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I drejti: 13/10/2018 16:35

    Përse nuk i botoni komentet?

    Përgjigju
  • Arbër: 13/10/2018 14:41

    Të gjithë këta të PD nese do ishin ketu ne Suedi me automatik do largoheshin nga politika dhe drejt e ne gjykat!

    Përgjigju
  • Arbër: 13/10/2018 14:38

    Psh, në Suedi ddnimi është gjob dhe burgim edhe nese shpifja është e vertet!!!

    Përgjigju
  • Mandi: 13/10/2018 14:32

    Leri shpifjet po vriten njerzit e pa fajshem o rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë