Kryeministri Edi Rama ka postuar një tjetër status në rrjetet sociale për nismën e fundit të qeverisë, paketën anti-shpifje. Ai thotë se barrën e provës e ka akuzuesi dhe do të jenë pikërisht ata të cilët duhet të provojnë se janë të vërteta thëniet e tyre në gjyq, ose të paguajnë.
Ti duhet të faktosh pse është shpifje"! Autori i kësaj thënie të ditës quhet Analist (Shpifës me pagesë).Pra, ky paguhet për të shpifur e unë duhet të provoj që Shpifësi shpif!JO!Barrën e provës e ka akuzuesi,prandaj shpifësat do ftohen në gjyq të sjellin prova ose të paguajnë
Edi Rama
Paketa anti shpifje e inicuar nga kryeministri Rama nis me legalizimin e portaleve. Kryeministri i cilëson si 'fantazma' pa adresë dhe pa emër, portalet e paregjistruara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.