PAKISTAN - Malala Yousufzai ka dalë sot nga Spitali i Mbretëreshës Elizabet në Birmingham. Aktivistja 15 vjeçare e plagosur nga talebanët, u dërgua për trajtim mjekësor më të specializuar në Britaninë e Madhe. Në tetorin e kaluar një militant taleban qëlloi mbi nxënësen e shkollës, kur ajo po kthehej në shtëpi pas mësimit.

Talebanët e sulmuan vajzën pakistaneze për shkak se kishte kritikuar grupin militant dhe se po promovonte të drejtat e vajzave të vogla për të vazhduar shkollën. Ajo është bërë e njohur në vitin 2009, kur shkroi një blog për shërbimin Urdu të BBC-së, në lidhje me mizoritë e talibanëve kundër vajzave në shkolllën e saj.

Që në moshën 11 vjeçare Malala drejtonte një blog në Internet, në të cilin ajo mbronte të drejtat e vajzave të vogla për t'u arsimuar.

Rasti i saj është bërë i njohur në mbarë botën dhe ka hedhur dritë mbi kushtet, me të cilat përballen shumë vajza pakistaneze.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)