PAKISTAN – Aziz: Sulmi në Peshauar, ”11 shtatori” pakistanez që ndryshon strategjitë


ISLAMABAD, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ - Masakra talebane kundër 133 nxënësve në Peshauar është për Pakistanin një "11 shtator" që do të ndryshojë strategjinë për luftën kundër terrorizmit, deklaroi sot shefi i diplomacisë pakistaneze, Sartaj Aziz.
Sulmi, i marrë përsipër nga rebelët islamikë të Lëvizjes të Talebanëve të Pakistanit (TTP), ka qenë shumë tronditës në vend dhe jashtë tij dhe ka detyruar qeverinë e Islamabadit të rikonfirmojë vendosmërinë për të eliminuar të gjitha grupet terroriste në vend, pa asnjë dallim.
"Kjo është një tragjedi kombëtare që ndryshon strategjitë", deklaroi Aziz në një intervistë duke iu referuar këtij sulmi, ku si pasojë humbën jetën 149 persona dhe është më i përgjakshmi në historinë e vendit që është përfshirë nga dhuna që prej 10 vitesh.
"Ky 16 dhjetor, është për ne një 11 shtator", shtoi Aziz, këshilltari kryesor diplomatik i kryeministrit Nawaz Sharif duke nënvizuar se 11 shtatori 2001 ndryshoi SHBA-në dhe mbarë botën./
/ec/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq