GILGIT - Dy motra adoleshente janë dënuar me vdekje në Pakistan, pasi u akuzuan se turpëruan familjen me një video në të cilën kërcenin në shi.

Vajzat 15 dhe 16-vjeçare me veshje tradicionale, kërcejnë së bashku me dy fëmijë të tjerë në oborrin e shtëpisë së tyre në Chilas, në veri të Gilgit.

Motrat, që janë identifikuar me emrat Noor Basra dhe Noos Sheza, madje edhe buzëqeshin e pozojnë për kamerën.

Klipi që qarkulloi nëpër qytet ngjalli reagimin e ashpër të banorëve vendas. Së bashku me to, u ekzekutua edhe nëna e tyre.

Thuhet se një nga vëllezërit e vajzave, planifikoi sulmin së bashku me katër djem të tjerë, për të vënë në vend, nderin e familjes.


Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)