Ish-gjenerali i ushtrisë pakistaneze dhe ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Islamabad nën akuzën për tradhti kombëtare.
Paneli prej tre gjykatësve e dënuan atë në lidhje me akuzën për tradhti kombëtare të përmasave të mëdha, në kuadër të akt-akuzës që i ishte ngritur në vitin 2013.
Gjenerali Musharraf e kishte marrë pushtetin në Pakistan përmes një puçi ushtarak në vitin 1999 dhe kishte shërbyer si president i vendit nga viti 2001 deri në vitin 2008.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Ai ttani për tani ndodhet në Dubai pasi në vitin 2016 kishte marrë leje nga autoritetet që të shkojë jashtë vendit për trajtim mjekësor.
Organet e drejtësisë e ngritën akuzën kundër tij pas vendimit për suspendimin e kushtetutës në vitin 2007, me ç’rast ish-presidenti e kishte futur në fuqi gjendjen e pushtetit emergjent me qëllim që t’ia zgjaste mandatin vetes, shkruan “BBC
/Shqiptarja.com
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Po ish presidenti Berish kur do kalbet ne burg krimineli qenef?
Përgjigju