PAKISTAN - Nga një tërmet i fuqishëm që ra në zonën jugperëndimore të Pakistanit, u krijua një ishull i ri. Lëkundjet nga tërmeti ishin aq të fuqishme saqë mbi sipërfaqen ujore u shfaq Tokë me një madhësi gjysëm milje në një zonë të quajtur 'Jhanda'.
Sipas konstatimeve të para, ishulli mendohet se ka një terren malor në një gjatësi prej rreth 100 metra. Megjithatë ka ende shumë të panjohura dhe ishullit dhe lartësia e tij është akoma e paqartë.
Ngjarja në fjalë bëri shumë bujë dhe dukej e pabesueshme për popullsinë vendase, të cilët u mblodhën për të parë ishullin e ri.

Nga tërmeti i fuqishëm hëmbën jetën 45 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Nuk munguan as dëmet materiale.
Lëkundjet me magnitudë 7.7 zgjatën rreth 8 sekonda dhe u ndjenë deri në kryeqytetin indian New Delhi.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com