Para momentit të sulmit ndaj tyre, pasagjerët u urdhëruan të zbrisnin nga autobusi dhe më pas u qëlluan për vdekje, thanë zyrtarët. Provinca e Balochistan kohët e fundit ka pasur konflikte të ndryshme midis separatistëve dhe forcave të sigurisë.
Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin ndaj dy autobusëve, ngjarje e cila ka ndodhur në afërsi të qytetit të Mastung, në jug të kryeqytetit provincial, Quetta. Sipas informacioneve "njerëzit e armatosur ishin kamufluar me uniformat e forcave të sigurisë".
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
