Pakistan, nusja vret burrin e 12
familjarët e tij me qumësht të helmuar

Pakistan, nusja vret burrin e 12<br />familjarët e tij me qumësht të helmuar<br>
Një grua e sapomartuar në Pakistan është arrestuar me dyshimin për vrasjen e bashkëshortit të saj dhe së paku 12 të afërmve të tij me qumësht të helmuar. Policia thotë se Asija Bibi e kishte menduar substancën vdekjeprurëse për burrin e saj dhe e përziu atë me qumësht javën e kaluar, por ai nuk e pinte.

Në vend të kësaj, qumështi u përdor për përgatitjen e një pije jogurt dhe i shërbye familjes së tij. Policia tha se gruaja ishte detyruar të martohej në shtator.

Dasma të tilla nuk janë të rralla në zonat më të varfra dhe më rurale të Pakistanit, dhe shpesh janë të shtyrë nga anëtarët e familjes. Sipas medieve lokale nusja ishte përpjekur të ikte nga shtëpia e burrit të saj për tu kthyer në shtëpinë e familjes, por pa sukses.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës