PAKISTAN - Një aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara, ka vrarë së paku 12 militantë talibanë afër kufirit me Afganistanin, - bëjnë të ditur zyrtarët e sigurisë së Pakistanit.
Zyrtarët thanë se aeroplani ka hedhur disa raketa në një kompleks në Vaziristanin Verior, hapësirë kjo e njohur si strehë e militantëve talibanë dhe të Al-Qaedas, që po luftojnë kundër forcave të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në Afganistan.
Programi i aeroplanëve të telekomanduar pa ekuipazh i udhëhequr nga agjencia CIA, është element kyç në përpjekjet antiterroriste, transmeton REL.
Në Pakistan ky program është kundërshtuar fuqishëm, pasi konsiderohet se fluturimi i aeroplanëve të tillë paraqet shkelje të sovranitetit, që shkakton viktima të papranueshme civile.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com