PAKISTAN - Një sulm me bombë ka ndodhur në një shkollë në qytetin detar të Karaçit në Pakistan, duke shkaktuar vdekjen e katër nxënësve dhe plagosur dhe dy mësues ndërsa drejtoresha e shkollës, ndërroi jetë teksa trasportohej me autoambulancë në spital.

Dëshmitarët thanë se dy burra në një motoçikletë hodhën dy granata dore në ndërtesën e shkollës.

Një nxënëse e plagosur e klasës së dytë shpjegoi se me shokët e saj ndodheshin në oborrin e shkollës në pritje për të dëgjuar rezultatet e tyre të provimit.

Deri tani asnjëri nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Dhuna në Pakistan është rritur ndjeshëm në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vendit, të cilat do të mbahen më 11 maj.

Të premten në Peshauar, një sulmues vetëvrasës vrau së paku 10 persona dhe plagosi 25 të tjerë.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)