Të paktën 93 persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me bombë pranë një spitali në qytetin Quetta, në jugperëndim të Pakistanit.
Pjesa më e madhe e viktimave janë avokatë dhe gazetarë të cilët po transportonin trupin e pajetë i një avokati të njohur, i cili ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Shpërthimi u shoqërua me të shtëna armësh. Ende nuk është e qartë se kush e ka kryer sulmin. Policia pakistaneze ka deklaruar se shpërthimi ndodhi nga një sulm kamikaz, ku agresori u vetëhodh në erë. Ministri l i brendshëm, Sarfraz Bugti, e ka dënuar sulmin, duke e cilësuar si “akt të terrorizmit”.
Ndërsa kryeministri pakistanez Nawaz Sharif ka dënuar sulmin dhe ka thënë se nuk do lejojë askënd që të trazojë paqen.
/Shqiptarja.com