Pakistan: Sulmi me bombë ndaj
autobuzit shkakton 18 viktima

Pakistan: Sulmi me bombë ndaj <br />autobuzit shkakton 18 viktima
ISLAMABAD - Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 34 persona kanë mbetur të plagosur, në një sulm me bombë në një autobus që mbante punëtorë të qeverisë në veri perëndim të Pakistanit.

Shpërthimi ndodhi pranë një stacioni policie në një rrugë kryesore në zonën e fshatit Gul Bela, në rrethinat veriore të Peshavarit.

Policia tha se autobusi ka qenë duke marrë punëtorët në zyrat e tyre kur ai u godit në periferi të qytetit të Peshavarit, dhe dyshohet se mjeti ka qene objekt i sulmit.

Deshmitaret okulare thane se shpërthimi ndodhi ne pjesen e mbrapse te autobusit i cili ishte duke lëvizur me shpejtesi dhe nga kosi dhe rremuja e kishin shume te veshtirer te jepnin ndihmën e parë të mbijetuarve.

Gjthsesi është ende e paqarte nëse eksplozivi ka qene i vendosur në autobus apo ndonjë makine tjetër e pajisur me eksploziv ka goditur autobusin nga mbrapa , gje qe eshte nje skeme e zakonshme në krime të tilla.

Asnjë grup nuk e ka marrë përsiper sulmin e rëndë ,po qyteti peshavarit ku dhe ndodhi sulmi , njihet dhe konsiderohet si një bastion i rendësishmei talebanëve dhe i militanteve të al Kaedës.

(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar