/ATSH-DPA/ - Arrin në 70 numri i viktimave nga përmbytjet në Pakistan, raportuan sot zyrtarët, ku ekipet e shpëtimit janë në punë për t'u ardhur në ndihmë rreth 300 000 qytetarëve të bllokuar në një qytet periferik pa ushqime dhe pa ujë të pijshëm për dy javë.
"Shirat kanë sjellë përmbytjen e qindra fshatrave në zonën lindore duke i detyruar dhjetëra mijëra jerëz të lënë shtëpitë e tyre", deklaroi Autoriteti i Menaxhimit të Katastrofave Natyrore.
"Helikopterët ushtarakë dhe ekipet e shpëtimit u përpoqën t'u vijnë në ndihmë rreth 300 000 banorëve të bllokuar në mallet e qytetit Chitral, afër kufirit me Afganistanin, pasi reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan prishjen e argjinaturës së liqenit akullnajor, duke marrë përpara disa fshatra", thuhet në deklaratë.
"Moti i keq dhe shirat e vazhdueshme kanë vështirësuar përpjekjet për shpëtim. Të paktën 30 pacientë dhe turistë u evakuan sot nga helikopterët ushtarakë", deklaroi një zyrtar ushtarak
/Shqiptarja.com