PAKISTAN - Katër pjesëtare të një fushate kundër poliomelitit u qëlluan për vdekje në qytetin e Karachit në Pakistan. Punonjëset që ende nuk dihet kombësia e tyre punonin për OKB-në dhe u qëlluan në tre zona të ndryshme të qytetit të Karachit, i cili është një nga qytetet kryesore të Pakistanit me rreth 18 milionë banorë.
Asnjë grup militant për momentin nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit por besohet se vrasjet mund të jenë kryer nga militantët talebanë që edhe më parë kanë kërcënuar punonjëset femra të organizatave ndërkombëtare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Pakistan.
Mes Afganistanit dhe Nigerisë, Pakistani është një nga vendet ku sëmundja e poliomelitit është ende endemike ku vit për vit u merr jetën mijëra personave.
Zyrtarët e shërbimit shëndetësor kanë thënë se fushata 3 ditore kundër poliomelitit në të gjithë vendin, ku ishte parashikuar që të behëj vaksinimi i më shumë se 5.2 milionë banorëve është pezulluar për shkak të sulmeve në Karachi.
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com