PAKISTAN - Lideri i militantëve pakistanezë, Mullah Nazir, është vrarë nga një sulm i një avioni ushtarak amerikan. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët e sigurisë së vendit. Nazir u vra së bashku me 5 luftëtarë, kur dy predha goditën automjetin e tij në rajonin veriperëndimor të Waziristanit Jugor.
Nëntorin e kaluar Nazir u plagos si pasojë e shpërthimit të një kamikazeje në qytetin e Wannas, ku mbetën të vrarë tre persona dhe gjashtë të tjerë u plagosën.
Mullah Nazir ishte një prej katër liderëve të fraksioneve kryesore militare në Pakisatan dhe akuzohej se për vite të tëra kishte dërguar trupa për të ndihmuar talebanët afganë në luftën kundër forcave ndërkombëtare.
Sipas analistëve vdekja e tij mund të shkaktojë probleme në marrëdhënien Uashington-Islamabad, pasi ushtria pakistaneze i sheh komandantë të tillë si pika kyçe për të ruajtur paqen brenda vendit.
Sulmet ajrore amerikane kanë pësuar rritje të ndjeshme që prej 2009 kur Barack Obama mori detyrën si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Qindra persona janë vrarë duke bërë që zemërimi publik në Pakistan të shtohet gjithmonë e më shumë.
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com