Pakistani dhe Kina mbajnë stërvitjen më të madhe detare
Pakistani dhe Kina duke mbajtur stërvitjen më të madhe detare
Marina pakistaneze dhe ajo kineze mbajnë stërvitjen e tyre detare më të madhe ndonjëherë në pjesën veriore të Detit Arabik për të rritur bashkëpunimin e sigurisë dhe për të përmirësuar nivelin e trajnimit luftarak dypalësh.
Marina e Pakistanit përmes një deklarate njoftoi se stërvitja e përbashkët detare Sea Guardian-3, që përfshin anije detare, nëndetëse dhe nëndetëse shpëtimi, filloi të shtunën me një ceremoni në kantierin detar të Karaçit.
Flotilja kineze e përbërë nga anije detare, helikopterë, avionë luftarakë, një nëndetëse dhe një nëndetëse shpëtimi, së bashku me një detashment të Korpusit të Marinsave, mbërritën në Karaçi për të marrë pjesë në stërvitje, raporton media turke Anadolu.
Gjatë stërvitjes, fregatat sulmuese së bashku me mjetet ajrore dhe pajisjet tjera, si dhe marinsat dhe forcat speciale nga marina pakistaneze dhe kineze, do të kryejnë stërvitje të përbashkëta dhe manovra detare të nivelit të avancuar në pjesën veriore të Detit Arabik, përveç aktiviteteve profesionale dhe sociale gjatë fazave që zhvillohen në port.
Sipas njoftimit, qëllimi është shkëmbimi i përvojave profesionale mbi kërcënimet bashkëkohore tradicionale dhe jotradicionale në rajonin e Oqeanit Indian, si dhe rritja e bashkëpunimit dypalësh dhe ndërveprimit midis dy marinave.
Stërvitja është një “reflektim i bashkëpunimit të fortë ushtarak dypalësh” midis dy marinave dhe do të “nxisë një bashkëpunim më të madh dypalësh”.
Stërvitja shtatë-ditore, e treta e serisë së saj, do të mbarojë më 17 nëntor
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2273
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Trump për DeepSeek: Alarm për industrinë tonë, duhet të fokusohemi fort për të konkurruar dhe fituar
28 Janar, 17:17
-
'Ai dukej si një qullash, nuk e morëm seriozisht', kush është 'babai' i DeepSeek
28 Janar, 15:53
-
Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT në pak kohë
27 Janar, 17:14
-
COVID-19 doli nga laboratori i Wuhanit? CIA nxjerr raportin
26 Janar, 10:05
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
E ardhmja e rrjetit TikTok në SHBA
18 Janar, 16:11
-
Ish-kryeministri paskistanez dënohet me 14 vjet burg për korrupsion
18 Janar, 09:34
-
Trump zbulon telefonatën me Xi Jingping para inaugurimit: Folëm për tregtinë, fentanilin dhe TikTok! Do bëjmë gjithçka të mundur për një botë paqësore
17 Janar, 16:05
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21