PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë sot një telegram urimi nga kryeministri i Pakistanit, Muhammad Nawaz Sharif.
"Pakistani dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të afërta, të cilat jam i sigurt se, nën lidershipin tuaj të aftë, do të rriten edhe më shumë, në të mirë të dy vendeve tona", thekson kryeministri pakistanez në mesazhin e tij.
"Pres që të punojmë së bashku në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë", thuhet në telegramin e urimit të kryeministrit të Pakistanit dërguar kryeministrit të Kosovës./ATSH/
/Shqiptarja.com