Pakistani ndërpret marrëveshjet me BE-në për rikthimin e imigrantëve

/ATSH-AFP/ - Pakistani vendosi ndërprerjen e marrëveshjeve për rikthimin e imigrantëve të paligjshëm të dëbuar nga vendet e Bashkimit Evropian, përeç Britanisë së Madhe duke dënuar abuzimet flagrante, njoftoi ministri i Brendshëm.
Këto marrëveshje, nënshkruar në vitin 2010, ishin të destinuara për të lehtësuar kthimin në vendet e tyre të imigrantëve pakistanezë dhe të kombësive të tjera që kanë kaluar tranzit nga Pakistani para se të mbërrinin në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Evropian.
"Por vendet evropiane i kanë keqatrajtuar", deklaroi dje në mbrëmje për radion publike, ministri pakistanez i Brendshëm, Chaudhry Nisar Ali Khan, cituar nga radio publike Radio Pakistan duke njoftuar ndërprerjen e këtyre marrëveshjeve, përveç Britanisë së Madhe me të cilën Pakistani ka lidhje shumë të ngushta dhe pa saktësuar se kur do të nisë.
"Normalisht, pakistanezët, të cilët mbërrijnë në mënyrë të paligjshme në çdo vend perëndimor duhet të dëbohen pas një verifikimi korrekt të kombësisë së tyre dhe detajeve të tjera me autoritetet pakistaneze", theksoi ai.
Por, pjesa më e madhe e vendeve perëndimore i dëbojnë njerëzit pa bërë asnjë verifikim me autoritetet pakistaneze", nënvizoi ministri i Brendshëm, Chaudhry Nisar Ali Khan.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social