Pakistani njofton ekzekutimin e 500 të dënuarve me vdekje

/ATSH-AFP/ - Pakistani parashikon të ekzekutojë 500 të dënuar me vdekje  javët e ardhshme, njoftoi sot Ministria e Brendshme, disa ditë pas masakrës nga një komando talebane ku humbën jetën 149 persona, 133 prej të cilëve fëmijë, në Peshauar.

Pas këtij sulmi që tronditi vendin, Islamabadi kishte njoftuar rikthimin e dënimeve me vdekje në kryeqytet, ndërprerë që prej vitit 2008 për civilët, në rast terrorizmi.
Gjashtë të dënuar me vdekje nga gjykata antiterroriste janë ekzekutuar tashmë që prej heqjes së moratoriumit, me miratimin e dukshëm të një pjese të madhe të opinionit publik dhe pavarësisht kundërshtimeve të OKB-së dhe organizatave pët mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Pakistani njoftoi javën e kaluar heqjen e moratoriumit për dënimin me vdekje në rast terrorizmi, pas sulmit të talebanëve kundër një shkolle ushtarake, më i përgjakshmi në historinë e vendit.

Sulmi nga një komando talebane dje në Peshauar (veriperëndim) shkaktoi 141 të vdekur, 133 prej të cilëve fëmijë, dhe ngjalli një valë indinjate në mbarë vendin që preket zakonisht nga atentatet islamike.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira