Vlorë/ U raportua se ishte bombë me telekomandë, por ishte alarm fals! Forcat Xheniere nga Tirana bënë shpërthim të kontrolluar...rezultoi një tako druri

VLORË- Një pako e dyshimtë është konstatuar rrreth orës 14:40 në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e Vlorës.

Fillimisht u raportua se ishte një sasi eksplozivi me telekomandë që i ishte vendosur një makine e që kishte rënë në rrugë, por më pas ka rezultuar një alarm fals. 

Forcat xheniere të mbërritura nga Tirana bën një shpërthim të kontrolluar, ku në fund rezultoi se ishte thjesht një tako druri. Kjo alarmoi edhe banorët e zonës, të cilët kanë qenë pikërisht ata që njoftuar policinë. 

"Nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv rezultoi se në brendësi të mbështjelljes ishte një tako druri", njoftoi Policia. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
U raportua se ishte bombë në Vlorë, zbulohet çfarë kishte brenda pakos së zezë në Vlorë

1650903609_Sequence03.00252410.Still019.jpg

Report Tv bën me dije se ajo që u raportua fillimisht si eksploziv, ishte thjesht një tako druri.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një pako të vogël, të zezë, të mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët ju bëjmë me dije se:

Nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv rezultoi se në brendësi të mbështjelljes ishte një tako druri", njofton Policia. 

Ora 18:13
VIDEO/ Bomba me telekomandë në Vlorë, momenti kur forcat xheniere bëjnë shpërthim të kontrolluar

Forcat xheniere të ardhura nga Tirana kanë kryer shpërthimin e komanduar të pakos së dyshimtë e cila u konstatua në rrugë në lagjen ‘1 Maji”, në zonën e njohur si Plazhi i Vjetër në Vlorë. Pakoja ka pasur lëndë plasëse, teksa Report Tv sjell momentin e shpërthimit. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eod: 26/04/2022 11:48

    Kshu esht kur veshin lloj lloj palloshash me mik te njesia antiexploziv. Sepse si fillim behet skaneri ..e skaneri te tregon a ka ndonje element qe presupozin se ke te besh me paisje explozive te improvizuar apo thjesht me tako druri.tani ose ata qe ben shperthimin e kontrolluar jan idiota komplet ose thjesht esht pak reklam per te treguar qe punohet.shpresoj te mos jet e para sepse do ishte fatkeqesi per ne se kush merret me keto pune

    Përgjigju
  • Sulm terrorist: 25/04/2022 18:41

    Bomba nuk ka pasur objektiv vrasjen e askujt. Vrasesi zakonisht e ndjek objektivin pasi i vendos bomben sepse ajo nuk shperthen vete. Po te kishte rene do e kishte marre vrasesi per te fshehur gjurmet. Ky eshte nje inskenim nga sherbimet informative armiqesore per te demtuar sezonin turistik.

    Përgjigju
  • graniti: 25/04/2022 17:54

    Keta te Vlores jane me mut se maloket....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Brazil, 22 viktima dhe 13 të plagosur

Aksident në Brazil, 22 viktima dhe 13 të plagosur