Pako të letrave A4
në vend të iPad-it

Pako të letrave A4<br />në vend të iPad-it
Gazetari i BBC-së Simon McCoy, u tradhëtua nga shpejtësia për të hyrë në transmetim direkt.

Ndërsa fliste e pasqyronte një kronikë që do të transmetohej, gjatë edicionit të lajmeve të mëngjesit, gazetari është parë të mbante në dorë një pako me letra A4, duke menduar se kishte iPad-in e tij të përhershëm.

Teknologjia, tashmë është bërë pjesë e pa ndarë e jetës së sejcilit prej nesh, por askush, derimë tani nuk kishte arritur të ngatërronte një ipad me një pako letrash A4.
I kaluar në histori, për `dremitjen` e tij në lidhje direkte, McCoy ka arritur të bëjë gafën e rradhës.

Këtë herë ai arriti të dilte nga situata për mrekulli, duke vazhduar të drejtonte edicionin informativ, sikur nuk kishte ndodhur asgjë, me bindjen e plotë se çka mbante në duart e tij ishte një ipad dhe jo një pako me letra A4.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi