Pakti, Lu: Bravo shqiptarëve
pres me padurim zgjedhjetBE: Zgjedhjet e lira, me interes
OSBE: Urime qeverisë dhe opozitës

Pakti, Lu: Bravo shqiptarëve<br />pres me padurim zgjedhjetBE: Zgjedhjet e lira, me interes<br />OSBE: Urime qeverisë dhe opozitës
TIRANE-Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tij tek forca e demokracisë së Shqipërisë. Bravo Edi Ramën dhe Lulzim Bashës për udhëheqësin dhe kurajon personale në farkëtimin e kësaj marrëveshje.

Bravo kolegëve nga Bashkimi Europian, OSBE dhe Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrejn e të gjitha partive politike në Shqipëri”. 


Ishte ky mesazhi që ambasadori amerikan, Donald Lu, përcolli pas marrëveshjes së arritur mbërmjen e djeshme mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha.
kartolina
(Mesazhi i ambasadorit Lu)

Ambasadori amerikan thekson gjithashtu se SHBA-të presin me padurim zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.

"Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrejn e të gjitha partive politike në Shqipëri”, thuhet në mesazhin e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Fleckenstein: Të lumtur që kontribuam për zgjidhje
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes maxhorancë-opozitë. 

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Fleckenstein shprehet se është i lumtur që së bashku me McAllister dhe SHBA, kontribuoi zgjidhjen e ngërçit, ndërsa ka postuar flamurin shqiptar përkrah atij të BE. 

"Urimet më të mira për Shqipërinë! Jemi të lumtur që së bashku me miqtë e SHBA, McAllister dhe unë mundëm të kontribuonim", shkruan Fleckenstein në rrjetet sociale. 
knut
(Postimi i Fleckenstein në rrjetet sociale)

OSBE përshëndet marrëveshjen
Prezenca e OSBE në Shqipëri ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmjen e djeshme mes kryemininistrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Në një postim në rrjetin social tëitter OSBE shkruan:
 
„Urime qeverisë dhe opozitës për #Marrëveshjen! #PrezencaOSBE e gatshme të mbështesë fort #ReformaZgjedhore për #ZgjedhjeTëLiraETëNdershme”.

BE: Zgjedhjet e lira, në interes të Shqipërisë
Edhe prezenca e Bashkimit Europian në Tiranë ka përshëndetur marrëveshjen.

Në një postim në twitter BE shkruan: "Urime për marrëveshjen e arritur për zgjedhje të lira dhe të ndershme të cilat janë në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë".

Pas të paktën 3 orë bisede mesnatën e merkures në Kryesinë e Kuvendit Rama dhe Basha konfirmuan se kishin arritur një marrëveshje cka do t'i japë zgjidhje ngërcit politik që ka përfshirë vendin prej disa muajsh.

Kukan: I lumtur të dëgjoj lajme të mira nga Shqipëria
Edhe eurodeputeti Eduard Kukan ka përshëndetur marrëveshjen e arritur. 

Në një postim në rrjetin social Twitter ai shprehet se është i lumtur që dëgjon lajme të mira nga Shqipëria. 

“Shumë i lumtur të dëgjoj këtë mëngjes lajme të mira  nga Shqipëria pasi kryeministri Rama dhe Lulzim Basha arritën një marrëveshje mbi zgjedhjet'
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën