TIRANE - Në funksione të larta, madje duke na përfaqësuar dhe jashtë vendit janë dy ish-spiunë të shërbimeve sekrete të vendeve fqinje. Ka qënë një e përjavshme shqiptare ajo që ka publikuar në numrin e saj të fundjavës lajmin shokues, duke nënvizuar madje se pikërisht dy prej këtyre spiunëve kanë marrë pjesë edhe ne grupin negociator vendosjen e kufirit detar me Greqinë, duke bërë një dëm të dyfishtë, atë të kalimit të informacioneve për llogari të shërbimeve sekrete të vendeve fqinje, por dhe kalimin e kilometrave të hapësirës sonë detare për llogari të fqinjit tonë Greqisë, e "certifikuar" kjo nga Kushtetuesja me vendimin e saj që e rrëzoi marrëveshjen.
Kështu, dje revista "Java" publikoi një fakt shumë shqetësues. Në ekipin që miratoi marrëveshjen e shtjes së detit ka pasur dy agjentë të një vendi fqinj perëndimor. Revista nuk flet me emra konkretë, por vendi nuk është vështirë të imagjinohet se kush është. Por revista risjell një fakt pak të njohur, që për njërin nga agjentët ka pasur debate të forta në vitin 2004 mes ish-Presidentit Moisiu dhe Ministrit që ia kish sjellë agjentin për firmë. Por, nuk dihet sesi ajo firmë prapë u hodh. Gazeta "Shqiptarja.com" në lidhje me këtë fakt komunikoi me ish-presidentin Alfred Moisiu, i cili pavarësisht se nënvizoi se gjatë kohës që ka qënë në krye të shtetit kishte debatuar dhe refuzuar të firmoste emra për çështje protokolli por dhe për ato që u pyet, por ka deklaruar se nga lista e emrave të të gjithë negoiciatorëve për detin, meqënëse ishte kohë e largët, nuk i kujtohej asnjëri.
"Këto emra nukmë kujtohen fare. Kam patur probleme nga më të ndryshmet gjatë ushtrimit të funksionit të kryetarit të shtetit edhe për këto por dhe për çështje protokolli me kryeministra apo funksionarë të tjerë që më lejonte pozicioni që të kisha, që janë reflektuar dhe në refuzim apo mosfirmosje. Por për hir të së vërtetës emrat e këtyre negociatorëve s'më kujtojnë asgjë", tha ish-presidenti Alfred Moisiu. Shkrimin e plotë mund ta lexoni online/ KLIKO KETU
/Shqiptarja.com