Pakti për Universitetin/ Gjonaj: 10 punonjësit që u shkarkuan do të zëvendësohen nga 10 studentë ekselentë

Pakti për Universitetin/ Gjonaj: 10 punonjësit që u shkarkuan do të zëvendësohen nga 10 studentë ekselentë

Njeri nga studentet e punesuar

Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme Durrës po rindërtohet me staf profesional dhe në shërbim të qytetarëve.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj rikujtoi sot se, pak kohë më parë Task Forca Antikorrupsion, ka ushtruar një kontroll në ZRPP Durrës, ku gjeti shkelje të punonjësve të administratës dhe 10 prej tyre u larguan nga puna.

“Në ZRPP Durrës pas një thirrje publike dhe një procesi transparent dhe meritokratik të rekrutimit në përputhje me legjislacionin në fuqi, janë emëruar 10 punonjës të rinj, ndër të cilët 5 janë studentë të ekselencës e njëri edhe me medalje ari”, theksoi ajo.

Thirrjes së zyrës qendrore, sipas Gjonajt, iu përgjigjën rreth 100 persona. “Të gjithë studentët e ekselencës që aplikuan janë rekrutuar. Nevoja për të marrë punonjës të rinj, lindi pas largimit nga puna të 10 punonjësve të ZRPP Durrës dhe kontrollit të mëhershëm të Task Forcës Antikorrupsion”, theksoi ajo.

Kontrolli, sipas ministres, “evidentoi shkelje administrative, dhe rasti u denoncua në konferencën e përjavshme të Task Forcës Antikorrupsion”. Ministrja Gjonaj njoftoi se masa të tjera të njëjta do të merren për të gjitha zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në të cilat do të zëvendësohet stafi i cili nuk ofron shërbim me cilësi dhe profesionalizëm, me studentë të ekselencës.

“Pakti për Universitetin i ofruar nga qeveria, i cili tejkalonte dhe vetë kërkesat e studentëve, po zbatohet nga institucionet publike. Ministria e Drejtësisë i bën thirrje publike studentëve ekselentë të aplikojnë në të gjitha institucionet shtetërore për tu bërë pjesë e administratës pasi ata janë të parët që do të përzgjidhen për çdo vend të lirë pune”, tha Gjonaj.

Po ashtu, nëpërmjet portalit “punetembare.al” që qeveria ka hapur, publikohen në mënyrë periodike vendet vakante për çdo institucion të administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil dhe ato jashtë shërbimit civil, specialist dhe të barazvlefshëm.

“Falë portalit punetembare.al, Departamenti i Administratës Publike po ndjek një proces nga ku do të punësohen 803 studentë ekselentë në administratë”, nënvizoi Gjonaj./ lexo.al

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrushi: 26/02/2019 15:57

    Ketu pra nxirrni komentet ta kuptojne njerezit se kush punon vertet ne hipoteken durres. Ja pra keto tip Mandi Nishtulles me patente apo medalje dhe lusnat e nardnat po bejne kerdine me.korrupsion tani.ta dish moj zotni minsitre.

    Përgjigju
  • Rrushi Zekes: 26/02/2019 15:53

    Po keto vogelushat me medalje k.... kush i ven ne rresht e dini ju? Ne hipoteken e durresit komandon super mashtruesi me.dosje penale ne prokurori L.Kadrimja dhe sekserja e vet Luç Kola. Keto tr shofi ministrja dhe mos na tregoje ekselencen e hajduteve qe ka sjelle

    Përgjigju
  • Rrushi: 26/02/2019 15:23

    Si tha kjo motra ministrja? Me medalje jane keta? Ik moj rrot k.... se ashtu je.

    Përgjigju
  • Fredi: 26/02/2019 11:01

    Edhe 50 bajgat deputetë trashanikë kokpalarë qe “dogjën” mandatin, dmth troç i përzyen, te zevendesohen me studentë ekselentë. Duam njerez te rinj dhe jo bajgat e PPSH-së të “njeriut të ri”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë