Pakti për Universitetin/ MASR i përgjigjet PD-së: Tarifat dhe bursat do subvencionohen edhe vitin e ardhshëm

Pakti për Universitetin/ MASR i përgjigjet PD-së: Tarifat dhe bursat do subvencionohen edhe vitin e ardhshëm

TIRANË- Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka reaguar pas akuzave të ish-deputetit demokrat Luçiano Boçi i cili tha  se qeveria nuk po mban asnjë premtim nga çka ju bë studentëve që në nëntor të 2018-ës. Në një reagim zyrtar ministria thotë se qeveria shqiptare do të subvencionojë tarifat dhe bursat edhe për vitin e ardhshëm akademik duke deklaruar edhe se shumë shpejt do të ketë ndryshime të reja në VKM për të përfshirë edhe kategori që nuk kanë qenë më përpara.

"(MASR) informon studentët se qeveria shqiptare do të vazhdojë të subvencionojë tarifat dhe bursat edhe për vitin e ardhshëm akademik 2019-2020. Tarifat mbesin, por subvencionimi nga ana jonë nuk do të ndalet në mënyrë që t'u vihet në ndihmë studentëve shqiptarë, ashtu sikurse është zotuar në kuadër të "Paktit për Universitetin".

Kujtojmë se që në fillim të tij, "Pakti për Universitetin" solli mbi 2.3 miliard lekë subvencionim pako financiare nga ana a qeverisë shqiptare duke i sjellë përfitim direkt mbi 99 mijë studentëve nga të cilët:

- 75 mijë studentë kanë përfituar reduktim tarife me 50%;

- 5,500 studentë janë përjashtuar nga tarifa e studimit (mesatarja 9-10);

- mbi 10 mijë studentë janë përjashtuar nga tarifa e shkollimit (kategoritë në nevojë);

- rreth 11 mijë studentë kanë përfituar bursa prej 10 mijë lekësh në muaj (studentë nga kategoritë në nevojë dhe ato me mesataren 9-10).

MASR nënvizon se shumë shpejt do të ketë edhe ndryshime të tjera në VKM për të përfshirë edhe kategori të tjera që nuk kanë qenë më përpara.

Rruga e nisur e "Paktit për Universitetin" është në rrugë të mbarë, teksa edhe procese të tjera si karta e studentit, përmirësimi i infrastrukturës së konvikteve etj. janë totalisht në shinat e duhura", thuhet në reagimin e MASR.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda