Kushi mikpret ekipin përfaqësues në Kampionatin Europian të Peshëngritjes: Njëri më kampion se tjetri, ambasadorët tanë më të mirë në botë

Kushi mikpret ekipin përfaqësues në Kampionatin Europian të Peshëngritjes: Njëri më kampion se tjetri, ambasadorët tanë më të mirë në botë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi me ekipin përfaqësues të Kampionatit Europian të Peshëngritjes

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka mirëpritur në ambientet e MASR ekipin përfaqësues që mori pjesë para pak kohësh në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë, Rusi.

“I mikprita me shumë kënaqësi në ambientet e MASR ekipin përfaqësues që mori pjesë para pak kohësh në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë. Ndër ta edhe Evangjeli Veli dhe Briken Calja, të cilët vazhduan traditën shqiptare duke fituar medalje dhe duke nderuar flamurin tonë kuqezi” – shprehet ajo në një publikim në rrjete sociale.

Kushi shkruan se këta sportistë janë ambasadorët më të mirë nëpër botë që na bëjnë të ndihemi gjithmonë krenarë.

“Njëri më kampion se tjetri, të përkushtuar për të rritur performancën edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare, këta sportistë janë ambasadorët tanë më të mirë nëpër botë që na bëjnë të ndihemi gjithmonë krenarë! Faleminderit të gjithëve dhe shumë suksese në vijim!” – nënvizon ndër të tjera Ministrja Kushi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda