Një grup pedagogësh të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë paralajmërojnë se në datën 21 janar do të ketë një greve për të kërkuar shfuqizimin e ligjit për Arsimin e Lartë. Lonkretisht bëhet fjalë për një të tretën e pedagogëve akademik, pjesë e Asamblesë së Personelit Akademik që japin mësim tek Histori-Filologjia që kërkojnë anulimin e ligjit, si edhe kundërshtinë për VKM-të e firmosura nga Rama në 26 dhjetor 2018. Në një letër publike ata thonë se këto VKM cënojnë punën e profesoratit. VKM-të e firmosura nga firmosura Edi Rama, janë pjesë e Paktit për Universitetin, një platformë me 12 pika që synon përmirësimin e arsimit të Lartë në Shqipëri. Ky pakt u publikua nga qeveria si përgjigjie për kërkesat e studentëve.

LETRA E PLOTË

Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, e mbledhur sot më datë 18 janar 2018, me kërkesën e një të tretës së personelit akademik, në përputhje me nenin 45 të Statutit të Universitetit të Tiranës, diskutoi mbi gjendjen e krijuar në universitetet publike të vendit dhe rikonfirmoi përkrahjen për kërkesat e studentëve, duke dënuar çdo formë presioni ndaj tyre. Asambleja kërkonː
1. Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, si shkaktari kryesor i gjendjes aktuale të krijuar në institucionet e Arsimit të Lartë.
2. Shpreh kundërshtinë me aktet nënligjoreː
˗ VKM˗të e datës 26 dhjetor 2018ː Nr.777, Nr.781, Nr.783, si dhe
˗ urdhrat e Kryeministrit të datës 26 dhjetor 2018ː Nr.183, Nr.184, Nr.185 dhe Nr.186.
Këto akte dhe urdhra cenojnë rëndë autonominë e IAL-ve dhe liritë akademike të profesoratit, në këto pika:
a. Autonominë në vlerësimin e punës shkencore dhe të karrierës akademike.
b. Liritë akademike të profesoratit në përcaktimin e përmbajtjes së njohurive që jepen në auditor.
c. Shkelin plotësisht konventat europiane për autonominë universitare dhe liritë akademike.
3. Kërkojmë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorë politikë dhe qeveritarë, që synon intimidimin e fjalës së lirë.
4. Kërkojmë të sanksionohet me ligj statusi i pedagogut.
5. Në përgjigje të kërkesës së Asamblesë së personelit akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, propozojmë që përfaqësues të asambleve të personelit akademik të Universitetit të Tiranës të mblidhen për të koordinuar veprimet e mëtejshme.
6. Për të tërhequr vëmendjen urgjente ndaj këtyre kërkesave, Asambleja vendosi të shpallë ditën e hënë, datë 21 janar 2019, një ditë grevë paralajmëruese të pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.

Asambleja e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë

Letra e një grupi pedagogëve të Filologjisë