Pak orë pas publikimit të Paktit për Universitetin, ka reaguar sërish kryeministrin Edi Rama. Rama fton të gjithë studentët që të bëhen pjesë në distancë e Dialogut për Universitetin.

Bëhet fjalë për linkun e portalit Shqipëriaqëduam.al, ku në njërën nga dritaret e kësaj faqeje, studentët mund të shkruajnë ide dhe sugjerime.

“Ja linku ku mund të merrni pjesë në distancë në Dialogun për Universitetin. Do të gjeni draftin e punës së deritanishme me 8 PIKAT dhe mund të kontribuoni për përmirësimin e tij. Faleminderit paraprakisht edhe për çdo opinion a sugjerim përtej 8 PIKAVE”-shkruan Rama në Twitter.

Dritarja ku studentët mund të dialogojnë në distancë.