Pakti për Universitetin/ Studentët me përfaqësues në Bordin e Administrimit. Shkon në 50 % pesha e votës studentore për dekanin

Pakti për Universitetin/ Studentët me përfaqësues në Bordin e Administrimit. Shkon në 50 % pesha e votës studentore për dekanin

Foto ilustruese

Qeveria ka prezantuar ditën e djeshme Paktin për Universitetin, dokumentin që i jep zgjidhje të gjitha kërkesave të studentëve dhe përtej tyre.

Ndër këto kërkesa është edhe rritja e peshës vendimarrëse të studentëve brenda universiteteve. Qeveria ka vendosur që në Bordet e Administrimit të Studentëve të ketë një përfaqësues nga studentët dhe në çdo Fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në Senatin Akademik.

“Senatet ligjërisht janë të lirë, që ndër vendet që ata kanë në Borde, të propozojnë një prej studentëve anëtar Senati, apo drejtues të Këshillit Studentor. Nëse kjo vendoset në Statutin e Universitetit, prezenca normohet definitivisht”, shkruhet në Paktin për Universitetin.

Qeveria ka vendosur që në bordet e administrimit të universiteteve të ketë një numër të barabartë votash mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe përfaqësuesve të Universitetit. Njëri prej anëtarëve që emërohet prej MASR do të vijë propozim nga studentët.

Gjithashtu është vendosur që të rritet nga 10% në 50% pesha totale e votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë. Marrë nga Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë