Pakti me PS-në/ Vasili: Ishte përgjegjësi e opozitës, 8 kushtet e tjera të Bundestagut detyrim i qeverisë

TIRANE-Petrit Vasili, i mandatuar nga LSI-ja për tryezën e dialogut me qeverinë dhe opozitën në Kuvend për reformën zgjedhore në një deklaratë për mediat u shpreh sot se pas kësaj cështje janë edhe tetë të tjera që presin nga nëntë kushtet e Bundestagut. Ai tha se me pranimin për t'u ulur në këtë tryezë, opozita e ka plotësuar përgjegjësinë e saj.

"Zgjidhja e dhënë dje ishte ajo e propozuar muaj më parë nga opozita për një mekanizëm me dy palë. Qeveria është fajtore për këtë vonesë që i kushtoi vendit bllokimin e negociatave. Kjo qeveri duhet larguar menjëherë dhe sa më parë.

Opozita kishte një përgjegjësi për një nga nëntë pikat e Bundestagut gjerman dhe gjithë Europa dhe me një sjellje të përgjegjshme bëri gjithcka që kjo të merrte zgjidhje, pavarësisht rezistencës kriminale të qeverisë për ta mbajtur Shqipërinë jashtë Europës. Tani janë edhe tetë cështje të tjera që presin, por këto janë detyrim i qeverisë. Shqiptarët sot janë më të qetë dhe qartë" tha ai.

Dje në një tryezë të bashkëkryetarëve të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, Gjiknuri dhe Hajdari me dy përfaqësues të mandatuar nga opozita e bashkuar, Vasili e Bylykbashi arritën në dakordësi që të miratojnë në parlament pa ndryshime, me konsensus të plotë, një draft të përbashkët, që pritet të miratohet jo më vonë se 15 marsi. 

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit
Opozita shqiptare dhe pala tjetër në pushtet dakordësuan dje kuadrin e bashkëpunimit për reformën zgjedhore. Pra thënë më thjeshtë, dhënien e zgjidhjes së reformës zgjedhore si një kusht shumë i rëndësishëm në rrugën e integrimit europian, por edhe një hap i parë vendimtar për të hedhur menjëherë pas tij hapin e dytë, pra zbatimin e kësaj reforme në praktikë, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme, aq të domosdoshme dhe jetike për vendin.

Parlamenti ilegjitim dhe anti kushtetues, i cili është zaptuar duke u kthyer në domainin e kriminelëve dhe trafikantëve, përveç se thelloi krizën, e mbajti atë pezull, e rëndoi dhe e bëri përveç se një problem shumë të rëndë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, edhe një shqetësim të madh europian, kërkonte patjetër zgjidhjen përkatëse, zgjidhjen politike. Mekanizmi i krijuar është një përgjigje direke ndaj krizës në mënyrë të veçantë, ku ka hyrë institucioni i votës së lirë, pra institucioni që realizon praktikisht vullnetin e qytetarëve, një vullnet të pa ndikuar, një vullnet jashtë presionit, një vullnet jashtë blerjes dhe trafikimit të votës.

Zgjidhja e dhënë dje ishte pikë për pikë ajo zgjidhje e propozuar muaj më parë nga opozita, për të krijuar një mekanizëm me dy palë: opozita në njërën anë, pala parlamentare qeveritare në krahun tjetër dhe ndërmjetësues ndërkombëtarë të kualifikuar, ku sigurisht OSBE-ODIHR, ishin, mbetën dhe u formësuan si ndërmjetësues apo lehtësues të procesit të zgjedhur për sa i takon integritetit dhe kompetencës profesionale të tyre.

Qeveria dhe Edi Rama janë fajtorë të vetëm, shumë të rëndë, por pikërisht për këtë vonesë shumë mujore, që i kushtoi Shqipërisë bllokimin e integrimit europian, izolimin e vendit dhe që stimuloi dhe rëndoi një proces shpopullimi, më të rrezikshmin dhe më tragjikun, që Shqipëria ka përballuar ndonjëherë në historinë e saj.

Qeveria e zgjedhjeve të trafikuara, të vjedhura me paratë e drogës dhe të krimit, është e qartë që nga ky moment se duhet larguar sa më parë. Qeveria që radhit Shqipërinë si një ndër tre vendet më të korruptuara në glob, patjetër që duhet larguar sa më parë. Qeveria që grabit miliona me koncesione e që u dhuron qindra milionë euro tendera kriminelëve dhe trafikantëve patjetër dhe asnjë ditë më vonë duhet larguar sa më parë.

Opozita kishte një përgjegjësi. Për një nga nëntë pikat që Bundestagu gjerman dhe jo vetëm Bundestagu gjerman por gjithë Europa, tashmë i kishte vënë Shqipërisë dhe me një sjellje shumë të përgjegjshme, konsguente dhe patriotike, bëri gjithçka që kjo pikë të merrte zgjidhje pavarësisht rezistencës kriminale të qeverisë për të mbajtur vendin pezull dhe për të mos ta përmbushur këtë kusht në funksion të asaj strategjie që qeveria ka për ta mbajtur Shqipërinë larg Europës dhe për ta bërë atë domen të ndërhyrjeve t tjera nga realitete të tjera politike dhe shtetërore, që janë të kundër  asaj që shqiptarët duan dhe që është integrimi euroatlantik. Tashmë është e qartë që ekzistojnë dhe 8 çështje të tjera kyç për të pasur hapje të negociatave për anëtarësim që do të thotë një frymëmarrje e re një, një Shqipëri tjetër.

Një Shqipëri e cila ecën përpara, vëzhgohet nga Europa, e cila lufton plagët e tmerrshme të korrupsionit por këto 8 pika janë një detyrim i qeverisë. Është shumë e qartë që qeveria për këto 8 pika  nuk ka lëvizur dhe nuk lëviz gishtin. Qeverisë nuk i intereson, nuk i duhet integrimi evropian, është e kundërta e asaj që qeveria  ka objektiv dhe ka qëllim. Në këtë pikë për integrimin evropian qeveria është vendosur qartësisht kundër  shqiptarëve. Opozita shqiptare, konsekuente dhe patriote, është dhe do të jetë e palëkundur në aksionin e saj opozitar që e shpëton Shqipërinë nga izolimi dhe nga shpopullimi çnjerëzor. Askush nuk mundet më që të luajë me fatet e Shqipërisë.

Edi Rama nuk mundet që kapjen dhe varësinë nga krimi dhe trafiku ta kthejë më në një problem të shqiptarëve. Edi Rama nuk mundet më që pasurimin e qeverisjes së tij ta kthejë në mjerim ekonomik  të xhepave të shqiptarëve. Koha e zgjidhjes nuk pret më. Dhe nuk mundet ta ndalë kërkush këtë proces çlirimi politik, shoqëror dhe ekonomik që të gjithë shqiptarët kërkojnë. Opozita shqiptare qartësisht si gjithmonë dha provën e përgjegjshmërisë e pakursyer në vetëmohimin e saj, e pakursyer në çdo sakrificë që vendi të marrë zgjidhje.

Të gjithë shqiptarët sot janë më të qetë dhe më të qartë se kurrë që kanë mbështetje të tyre, kanë udhëheqje të veprimit të tyre politiko shoqëror, një opozitë jo vetëm shumë të përgjegjshme, jo vetëm shumë patriote, jo vetëm shumë mendjehapur por dhe të ndërgjegjshme për përgjegjësitë e mëdha që vendi asaj i ka vënë mbi shpinë, përgjegjësi të cilat ajo është e gatshme ti mbajë pasi është e bindur se është në krahun e qytetarëve dhe flet me gjuhën e qytetarëve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 15/01/2020 16:12

    O Vasil o Buf Pulash na shpife ekranin na vjen me vjell kur te shohim ptu rrace m...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen