TIRANE- Ibrahim Morina është drejtori i ri i ALUIZNI-t. Në bazë të marrëveshjes mes PD dhe PS që u firmos në datë 18 Maj, Ibrahim Morina ka zëvendësuar Artan Lamen.
 
Emri i Morinës pas propozimit nga opozita ka marrë miratimin e kryeministrit Edi Rama dhe do të jetë në krye të institucionit deri në 25 qershor.
 
Opozita e kërkoi postin e drejtorit të ALUIZNI-t në mënyrë që të shmanget fushata me lejet e legalizimeve.

ibrahim morina
Ibrahim Morina

artan lame
Artan Lame
 
Sipas marrëveshjes drejtoritë që qeveria lëshoi për opozitën janë;
Drejtori i OSHEE
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNIT
Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural


dy.b/shqiptarja.com