TIRANE - Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje shkodrane, ku kryefamiljari i tyre ka humbur jetën aksidentalisht në Ballsh, mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja, që duket se ka një zanafillë pakujdesie, i ka marrë jetën Sabri Gjyshit, 62 vjeç, i cili ka qenë në punë edhe natën e Krishtlindjeve.

Viktima, i cili mësohet se ka qenë shofer i një mjeti autobot, ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një mjet që gjendej në radhë për t`u ngarkuar para mjetit të viktimës.

Në fakt policia e Fierit dhe ajo e Shtetit kanë dhënë pak detaje mbi ngjarjen e rëndë, por kanë qenë informacionet që vijnë nga vendi i ngjarjes që kanë hedhur dritë mbi vdekjen e 62-vjeçarit.