Protestuesja Arvina Lleshi ka hyrë në qendrën tregtare në rrugën “Murat Toptani”. Një pjesë e deputetëve kanë hyrë brenda qendrës duke iu drejtuar shkallëve që të çojnë drejt zonës së parkingut.
Lleshi u shkon afër dhe u thërret “deputetë të shitur”, ndërsa një prej tyre e shtyn.
"Mos shtyj!, ia kthen ajo.
Një tjetër duket se e fyen, pasi dëgjohet Lleshi duke i thënë: “Idiot je vetë! Kujt i thua idiote ti?”
-Palaço!
Protestuesja: S’jam palaço fare! Palaço jeni ju! Deputetë të krimit! I fshiheni popullit!
Lajmi kryesor:
Përshkallëzon protesta/ Deputetët e PS rrethohen brenda Kuvendit, sulme me vezë! Gurë ndaj policisë, protestuesit shpërndahen me ujë e gaz! 18 të shoqëruar, 7 efektivë të lënduar (VIDEO)






