IZRAEL - Presidenti amerikan, Barack Obama ka mbërritur me helikopter në Bregun Perëndimor ku është pritur nga presidenti Mahmud Abaz dhe udhëheqës të tjerë palestinezë.

Por vizita e tij disa orëshe në Rramallah i ka zhgënjyer palestinezët, pasi thanë se Obama ka bërë shumë pak për të ndaluar Izraelin, që të mos ndërtojë vendbanimet në tokën, që ata shpresojnë se një ditë do të jetë pjesë e tyre.

Gjithashtu në axhendën e vizitës së tij nuk është parashikuar të vizitojë varrin e ish-presidentit Yaser Arafat, gjë që ka zemëruar shumë palestinezë të Bregut Perëndimor të cilët e kanë parë si lideri historik i popullit palestinez.

Pas takimeve me autoritete të ndryshme në Ramallah, Obama do të udhëtojë përsëri në Jeruzalem, ku do të mbajë një fjalim para studentëve izraelit.

Të mërkurën, Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, biseduan për problemet në rajon si konflikti në Sirinë fqinje ku përdorimi i armëve kimike tek grupet terroriste është një problem shqetësues për sigurinë në botë.

Gjithashtu një konferencë e përbashkët për shtyp të dy udhëheqësit thanë se SHBA-ja dhe Izraeli janë dakord se programi bërthamor i Iranit është kërcënues për rajonin dhe botën.

Obama ka theksuar se qëllimi i tij është të sigurojë se Shtetet e Bashkuara mbeten një forcë pozitive për krijimin e mundësive për paqe në botë.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)