"Shoqëria Gener 2 kërkon të përgënjeshtrojë deklaratat e tij në lidhje me integritetin e shoqerisë dhe administratorit të saj duke pretenduar për lidhje me trupin gjykues dhe paligjshmëri për zhvillimin e projektit. Veliaj me deklaratat e tij populiste dhe aspak te denja për peshën dhe seriozitetin që kerkon roli i të qënit qytetar i parë i kryeqytetit të vendit, ndikon haptazi mbi pavarësine e sistemit gjyqësor," thuhet në deklaratën e kompanisë.
Sipas Gener 2, deklaratat e Veliaj po dëmtojnë imazhin publik të kompanisë, duke shtuar se projekti në fjalë ëhstë ndërtuar në pronë private dhe
"Gener 2 i rikujton Z. Veliaj se ky Projekt është zhvilluar në Pronë Private. jo Park, jo Zonë e gjelbër, jo Zonë Sportive, por zonë e miratuar për ndërtim nga Bashkia Tiranë, e kryesuar nga ish – Kryetari i saj, Z. Edi Rama," thuhet në deklaratën për shtyp.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij sot në protestën para Gjykatës Administrative, i bëri thirrje trupit gjykues që të tërhiqet pasi sipas tij ka lidhje me ndërtuesit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)