TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e gjykatës së Vlorës "për heqjen e rrethimit banditesk të urdhëruar nga Rama" për të ashtuquajturin "pallati i Bashës" ndërtuar bregdetin e Vlorës te Uji i Ftohtë. "Gjykata deklaroi se te te drejtat e qytetareve dhe e drejta e tyre per gezuar te qete pronen jane te drejta kushtetuese te pacenueshme!", thekson ndër të tjera Berisha.
KOMENTI I PLOTË I BERISHËS: NJE VENDIM PER T'U PERSHENDETUR!
Te dashur miq, sot Gjykata Administrative e Vlores vendosi heqjen e shtetrrethimit banditesk te urdheruar nga Edi Rama dhe kontrollit Orwellian te identitetit te pronareve me leternjoftim dhe certifikate pronesie per te hyre ne apartamentet e tyre. Ne vendimin e saj Gjykata njohu faktin se institucionet e administrates shteterore kane vepruar ne tejkalim te kompetencave te tyre duke qene se nuk kane dale me nje akt dhe se nga veprimet e tyre cenohet dukshem parimi i ligjshmerise dhe i proporcionalitetit te veprimtarise se administrates shteterore.
Gjykata deklaroi se te te drejtat e qytetareve dhe e drejta e tyre per gezuar te qete pronen jane te drejta kushtetuese te pacenueshme! Ajo vendosi pezullimin e veprimeve administrative te bera nga INUK-u vendor e qendror dhe Policia ne pronen prej 1663 m2.
Keshtu une pershendes kete vendim te rendesishem per cdo shqiptar, sepse shiriti i zones se krimit qe kishte rrethuar shtepite e blera dhe hipotekuara sipas rregullit dhe ligjit kishte rrethuar ne fakt dukeshem - padukshem shtepine e çdo shqiptari.
Sot ne Vlore, ne betejen midis shtetit policor dhe shtetit ligjor, midis antiligjit dhe ligjit, fitoi ligji dhe shteti ligjor, e drejta dhe Kushtetuta e vendit! sb"

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com