"Pallati i Lindës", Berisha: Rama
thotë prit publik të piqen fiqtë
Në një publikim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se dje publiku priste transparencë nga Edi Rama në lidhje me pallatin e bashkëshortes së tij, Linda Bashës, të cilin mediat e quajnë “pallati në pajë”.
thotë prit publik të piqen fiqtë">
TIRANE - Pas konferencës së djeshme me gazetarët të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama ka ardhur reagimi i Kryeministrit Sali Berisha. Në një publikim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se dje publiku priste transparencë nga Edi Rama në lidhje me pallatin e bashkëshortes së tij, Linda Bashës, të cilin mediat e quajnë “pallati në pajë”.
Berisha shkruan se Rama tha se publiku ka të drejtë të sqarohet, por do t’i përgjigjem kur të dua unë, sipas tij kësaj i thonë “prit publik të piqen fiqtë”.
“Të dashur miq, zoti Rama thote “PRIT PUBLIK SA TE PIQEN FIQTE”.
Dje publiku priste nga zoti Rama transparencë për atë që mediat e kanë quajtur “pallati në pajë”, një investim ky nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar, me vlerë rreth 2 milonë euro, ndërtuar ne kundërshtim me ligjin nga familja e zonjës Linda Basha, në lulishte, shesh midis pallateve, me dy leje ndërtimi që mbajnë firmën e z. Rama.
Mirëpo pyetjes për “pallatin në pajë”, zoti Edi Rama iu përgjigj me “transparencë” të madhe! Ai tha se shpifësit meritojnë përçmim, ndërsa publiku ka të drejtë të sqarohet. Pyetjes se kur do ta sqaronte publikun, zoti Rama iu përgjigj thjesht: kur të dua unë. Gazetari nën zë i tha kolegut pranë tij se kjo është transparenca alla Rama, prit publik sa të piqen fiqtë dhe se, me siguri, radhën e ardhshme ky do na thotë se “pallati në paje” nuk është problemi i Shqipërisë, pikërisht ashtu siç tha ai për Barjabën para një jave. Mirëpo, pallati edhe futet në paje, por në thes jo - vazhdoi gazetari i zhgënjyer nga përgjigja e kryetarit të PS-së! – sb”, shkruan Kryeministri Berisha në Facebook.
Redaksia online(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.7%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21