Pallati i Sportit i tejmbushur, Skënderbeu mund Partizanin! Titulli i volejbollit vendoset në finalen e pestë

Kampionati kombëtar i volejbollit për femra është në fazën finale. Në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla" në Korçë, Skënderbeu mundi 3-1 me sete Partizanin, për ta dërguar serinë e finaleve në 2-2. Gjithçka për kampionen e këtij sezoni do vendoset të premte në 18:30 në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet.

Mes 2000 tifozëve në "Tamara Nikolla", vajzat e Orlando Kojës e mbyllën setin e parë në avantazh 25-23, duke treguar kush ishin të zonjat e shtëpisë. Edhe në setin e dytë korçaret fituan 25-19, teksa në të tretin vajzat e kuqe shkurtuan për 21-25. Seti i katërt dhe ai final foli për Skënderbeun, që e mbylli 25-16.

Te vendaset, më e mira në parket me 32 pikë të realizuara ishte Kayla Desiree, teksa te Partizani 16 pikë shënoi Flavia Ortiz. Finalja e madhe e sezonit në volejboll për femra do zhvillohet të premte në "Asllan Rusi", me ndeshjen e pestë që do kurorëzojë fituesen e sezonit. Korçaret kërkojnë të mbajnë kurorën, duke qenë kampionet në fuqi.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja