Pallati i Versajës mahnit vizitorët
me një ujëvarë që buron nga qielli

Pallati i Versajës mahnit vizitorët<br />me një ujëvarë që buron nga qielli
Pallati i Versajës është i njohur për një bukuri përrallore po tashmë një ujëvarë e pazakontë do të shikohet në kopshtet e famshme. Ujëvara që të krijon përshtypjen se buron nga qielli është krijuar për të jetësuar idetë fillestare të kopshtarit kryesor të mbretit Luigji XIV, Andre Le Notre.

Instalacioni është vepër e artistit novator Olafur Eliasson, i rritur në Islandë dhe Danimarkë. Ujëvara është një nga 3 krijimet e artistit të instaluara në Francë dhe që do të prezantohen nga data 7 qershor deri me 30 qershor.

‘’Ujëvara është një përpjekje për të finalizuar , për të bërë të mundur atë që është e pamundur, për të bërë ëndrrat realitet’’, është shprehur artisti 49-vjeçar.

ujevara e versajes

ujevara e versajes

ujevara e versajes

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!