Pallati i dëmtuar në Bulqizë rrethohet me shirit, banorët kundërshtojnë të largohen: S'ndjejmë rrezik! 3 vite më parë na premtuan pallat të ri, asgjë s'kanë bërë

Ky pallat 5-katësh në lagjen Bulqizë e Re, ndërtim parafabrikat i kohës së komunizmit ka pësuar dëme të shumta në strukturë e mure, nga tre tërmete radhazi, i 26 nëntorit 2019, ai i tetorit 2021 dhe tërmeti i dy ditëve më parë. Instituti i Ndërtimit e ka shpallur të pabanueshëm prej 2019-ës, ndaj Bashkia e Bulqizës jep bonus qiraje çdo muaj në vlerën e 15 mijë lekëve. Pjesa më e madhe e tyre kanë lënë me kohë apartamentet, ndërsa tre familje u nxorën këtë të martë pasi IMT vendosi shiritin e sigurisë. Nuk u shënuan incidente, por banorët shprehen mosbesues, pasi nuk u është ofruar akt-marrëveshje dhe nuk dinë nëse do të shembet pallati ku kanë jetuar prej vitesh.

“Pallati kishte 3 vite që ishte plasur para tërmetit të 2019. Ra edhe tërmeti tjetër para 3-4 ditësh, s’ka asnjë shenjë lëvizje. Unë do rri në shtëpinë time. Ra tërmeti dhe nuk kam dalë nga shtëpia fare. S’është dëmtuar nga tërmeti por nga toka që ka rrëshqit. Unë nuk dal, kam pronën time, mund ta hedhim në gjykatë. Nuk kam ku të shkoj, të rri jashtë. Jemi 2 pleq vetëm. Dje e kemi marrë vendimin për të dalë nga pallati. Kur ra tërmeti i 2019 na thanë që do bëjnë pallat tjetër, kjo nuk u bë. Për 3 vjet ishin bërë 5 pallate. Unë nuk ndjej rrezik, sa më dhimbset jeta ime s’më dhimbset e dikujt tjetër”, tha banori.

Ndërsa një tjetër tha se do të dalë nga banesa se jeton me frikë.

“Dolëm në pallate të tjera por janë të shkatërruara dhe dimri nuk kalohet ndaj u kthyem sërish këtu se do kalojë. Ka ardhur koha vërtetë të dalim sepse jetojmë me frikë këtu. Bashkia ka premtuar që do na japë bonusin e qerasë”, tha banorja.

Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Bulqizës tha se vendimin pritet ta marrë qeveria. E njëjta situatë është dhe në lagjen e vjetër të Bulqizës, ku pritet të ndërhyhet forcërisht për të larguar 8 familje dhe disa biznese nga një pallat i dëmtuar nga tërmeti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
Pallati i pabanueshëm në Bulqizë, Isaku: Ka pasur shkarje tektonike! Ngritëm grupin e punës, banorët duhet të largohen

Drejtori i urbanistikës në Bashkinë e Bulqizës, Erjon Isaku ka bërë me dije se ka pasur shkarje tektonike në pallatin në lagjen e re që u shpall i pabanueshëm prej dëmtimeve. Në një lidhje live për Report Tv, Isaku tha se është ngritur grupi i punës ndërsa banorët duhet të largohen pasi rrezikojnë jetën.

“Ky pallat është dëmtuar nga tërmeti i 2019 por ka pasur dhe shkarje tektonike. Kemi marrë grupe ekspertësh për studim gjeologjik dhe na kanë ardhur përgjigje që është problem dhe banorët kanë pranuar bonus qeraje. Duke marrë shkas dhe tërmetin e 15 janarit, kemi ngritur grupin e punës dhe nga ky moment, dje erdhën dhe ekspertë nga Tirana. Banorët duhet të largohen.

Grupi i ekspertëve thotë ose të bëhet pallat i ri apo të përforcohet pallati ekzistues. Vendimin do e japin ekspertët e fushës. Edhe në lagjen e vjetër ka banorë se ne kemi dalë e kemi takuar çdo banor dhe i kemi lajmëruar. Atje janë gati 8 familje, një pjesë janë larguar dhe të tjerë refuzojnë”, tha Erjon Isaku.

Ende nuk ka një përgjigje se kur do të marrin shtëpinë e re, ndërsa Isaku thotë se e rëndësishme është të sigurohet jeta e tyre ndërsa ditët në vijim do të sqarohet çdo gjë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/01/2023 00:35

    3 vjet,3 termete,rreshqitje toke dhe cdo here gjendja perkeqesohet me shume.Dhe sikur te mos mjaftonin te gjitha keto,pallati eshte parafabrikat,material qe eshte i lehte per t'u ndertuar,por eshte shume i keq per ruajtjen e ngrohjes se ambientit e sidomos ne zona te ftohta si Bulqiza,qe e perkthyer ne anen ekonomike,ngrohja e nje apt.ne parafabrikat(me gas,elektricitet,dru) kushton shume me teper se ne nje pallat te bere me tulla, per xhepin e ketyre banoreve qe dhe keshtu si jane,jane ne gjendje shume te veshtire ekonomike.Keta jane me fat qe askujt nuk i ka vajtur ne mendje te bente budallallekun e kthimit ne dyqan te kateve te para,apo te bente ndonje shtese,se gjendja e pallatit do te perkeqesohej edhe pa ndihmen e termeteve.Te isha ne vend te ketyre banorve,nuk do te kisha ikur,por do te kisha vrapuar,vetem qe te isha sa me larg prej kesaj karakatine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive