Avokati Baftjar Rusi tha për gazetarin e Report Tv, Aldo Mustafa se padia e banorëve u depozitua në SPAK në vitin 2020 pasi Instituti i Ndërtimit e kishte klasifikuar pallatin me dëme të pjesshme që dyheshin riparuar, ndërsa banorët këmbëngulën për shembjen e tij dhe ndërtimin e një objekti të ri në të njëjtën truall. Banorët ishin të vendosur që duhej rivlerësim sepse pallati kishte zhytje dhe anim, pra ishte i pabanueshem. Në këtë pikë erdhen tek unë dhe bëmë padinë në SPAK. Gjatë hetimit u konstatua se kishte disa shkelje në lejen e ndërtimit dhe në zbatim, ku më kryesorja studimi gjeologjik i tokës.
“Shkelja e parë nuk duhej bërë pallati me parkim, e dyta duheshin bërë blinda për shkak të formacionit të tokës dhe e fundit leja për katet shtesë nga bashkia. Këtu përgjegjësi kanë të gjithë si zyrtarët e bashkisë dhe ata të kompanisë së ndërtimit”, tha ai.
![]()
Më tej avokati Rusi, shton se duhen bërë hetime të thelluar edhe për objekte të tjera në Durrës të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
“I bëj thirrje SPAK të nise hetimet kryesisht sepse janë bërë rikuperime në pallate të tjera”, shton avokati.
Bëhet fjalë për një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

