Më herët Bashkia e Tiranës është përplasur me administrativen, ku ka akuzuar disa nga gjyqtarët se kanë patur lidhje me firmën gener 2, që po ndërton pallatet. Konkretisht bashkia ka akuzuar gjyqtarin Arjan Qafa se ka blerë një banesë tek pallatet që ka ndërtuar firma Gener 2 në rrugën Jordan Misja. Ky apartament ëhshtë blerë 5 herë më pak se ccmimi që është sot në treg.
Tashmë do të jetë një trupë e re në Gjykatën e Lartë e cila do të vendosë fatin e 5 kullave që pritet të ndërtohen tek diga e liqenit artificial në kryeqytet. Leja për këto pallate është dhënë nga ish kryebashkiaku Lulzim Basha dhe është kundërshtuar nga komiteti i digave. Po ashtu kjo leje që është dhënë nga Basha shtë shoqëruar me protesta të qytetarët.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)