Pallati te liqeni,Shkëlzen Berisha në
FB:Rama ktheje krriçin në Librazhd

Pallati te liqeni,Shkëlzen Berisha në<br />FB:Rama ktheje krriçin në Librazhd
Debatet midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla kanë qenë mjaft të ndezuara sot, gjatë zhvillimit të seancës plenare.

Balla ka akuzuar Berishën se në bashkë me djalin e tij Shkëlzen Berishën, me të cilin sipas tij është ortak do të ndërtonin kompleksin tek diga e liqenit. Ai i ka kërkuar Berishës që ti thotë djalit të tij që ta çojë kalin në Suedi.

Balla nga foltorja e parlamentit:  I thuaj tët biri ta çojë kalin në Suedi
"Se si mund të jesh kaq gënjeshtar ti unë nuk e di. Zyrën tënde qindra mijëra euro e ke në pallatin Gener 2, e pra kompleksi që do të ndërtohej tek liqeni është i kësaj kompanie. Nuk ka shqiptar që nuk e di se ti dhe yt bir jeni ortakë. Nuk duhet të hysh në muhabete familjare. Një gjë po të them: I thuaj tët biri ta çojë kalin në Suedi.
Ta kemi thënë që në fillim Sali se kur do të fillojnë dhimbet, s’do dish ku të shkosh. Se do e përdorësh këtë seli për të nxjerr jashtëqitjet e tua. Sa për përdhunime një njeri është i përdhunuar në këtë sallë dhe ai je ti zotëri që do të përdhunohesh edhe më 21 qershorë nga votat e qytetarëve", tha balla. 
 
Për këtë, në faqen e tij në rrjetin Social facebook ka reaguar djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, i cili i është përgjigjur ballës se nuk ka asnjë kalë për të çuar në Suedi. “Ështe Rama ai që duhet të kthejë kërriçin e tij në Librazhd”, shkruan Shkëlzen Berisha.
 
Berisha në Facebook:S'kam kalë për ta cuar në Suedi, Rama ktheje kërricin në Librazhd
"Taulant une nuk kam asnje kale per ta cuar ne Suedi, eshte Rama ai qe duhet te ktheje kerricin e tij ne Librazhd. Ne lidhje me shpifjet e reja edhe njehere boll bere trimin ne parlament dhe dhjaksin ne gjykate duke shtyre pafund seancat", - shkruan Berisha.
shkelzen berisha
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin