Paloka: Analizë vetes, por në 2017 
 s'do lejojmë manipulimet e 2015

Paloka: Analizë vetes, por në 2017 <br /> s'do lejojmë manipulimet e 2015
TIRANE - Analiza e rezultatit zgjedhor do të bëhet, por numri dy në Partinë Demokratike Edi Paloka i gjen përgjegjësitë e këtij i rezultati tek manipulimi i procesit nga maxhoranca. 

“E përsëris që këto zgjedhje i vodhi, i grabiti, i manipuloi, i bleu mazhoranca. U përdoren të gjitha format nga grupet e banditëve tek administrata shtetërore, tek shitblerja e votës me para të pista dhe gjithçka tjetër deri tek kandidimi i njerëzve të inkriminuar. Është mirë që askush mos të harrojë se çfarë na solli tek ky rezultat”, tha Paloka.

Në një intervistë për A1 Report zoti Paloka thekson se procesi u manipulua që në zanafillë me hartën e re territoriale.

“Filloi me të ashtuquajturën reformë territoriale e cila bën sot që ne të kemi kryetar bashkish të zgjedhur me mbi 40 mijë vota dhe mazhoranca me 8 mijë vota. Është e qartë, nuk e besoj që mendon njeri që një qytetar i zonave që votojnë majtas vlen sa 4 qytetarë të zonave që votojnë djathtas sepse kjo ka ndodhur praktikisht. Megjithatë shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen për atë që ka ndodhur dhe sidomos për shitblerjen e votës që ishte një fenomen që e dominoi këtë herë jo vetëm fushatën elektorale por edhe votën e qytetarëve”, tha Paloka. 

Por demokratët do të bëjnë analizën edhe nga vetja. Edi Paloka tha se shtatori do të jetë periudha kur do të nisë zbardhja e përgjegjësive dhe përgatitjet për 2017-ën. Ndërkaq rezultatet e para analitike janë mbledhur tashmë në bazë të udhëzuesit të kryetarit Basha.

“Sigurisht dhe ne kemi përgjegjësitë tona. Kemi deklaruar që analiza do të bëhet duke filluar nga shtatori për të nxjerrë përgjegjësitë tona por dhe për mënyrën se si duhet të reagojmë ndaj një sjellje të ngjashme të kësaj mazhorance në zgjedhjet që vijnë. PD për mua duhet të fillojë që sot, kur them që sot e kam fjalën nga shtatori, dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme në 2017. Ne duhet të përgatitemi me çdo gjë, me çdo mënyrë për tu përballur me këtë mazhorance. Ne nuk mund të lejojmë me që qofte edhe me manipulime të vazhdojë të qëndrojë në pushtet për të dhunuar qytetarët e saj 

Në çfarë faze është udhëzuesi i Bashës?
Udhëzuesi është për degët e partive për të kryer analizën e parë të shifrave dhe besoj që janë të dhëna që duhet të jenë mbledhur tashmë

Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit Partia Demokratike fitoi drejtimin e 15 bashkive ndërsa koalicioni i majtë do të drejtojë për 4 vitet e ardhme 46 bashki.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria