Paloka dhe Alibeaj shpallin fitoren në Durrës e Fier: Faleminderit që na besuat! Procesi i numërimit do jetë i qetë

Në Durrës dhe në Fier, drejtuesit politik të PD-së kanë shpallur fitores. Edi Paloka dhe Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë pothuajse të ngjashme, kanë falënderuar qytetarët që sipas tyre u kanë besuar, së dyti kanë shprehur bindjen se procesi i numërimit do të jetë i qetë dhe së fundi shpallin fitore entuziaste.

“Është momenti që të shohim nga e ardhmja të projektojmë të ardhmen tonë, është momenti të falenderojmë të gjithë ata që me përkushtim gjatë gjithë kësaj kohe punuan, sakrifikuan për të arritur këtë fitore sot, prandaj unë kam falënderimet më të mëdha për të gjithë. Jam i bindur që edhe numërimi do të jetë i rregullt sipas të gjithë procedurave dhe në fund kjo fitore do të konfirmohet në të gjithë kutitë e votimit.”- u shpreh Paloka.

“Një fitore e të gjithëve, një falënderim për të gjithë që gjatë kësaj periudhe n besuan në rrugën tonë, u treguan të vendosur, është fitore, ka fituar Shqipëria, kam siguri që do jetë një proces numërimi i pastër dhe korrekt për ta ruajtur mirë në djepin e shpresës këtë fitore tonën. Votat janë në kuti, fitorja e është e qytetarëve”, tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Basha shpall fitoren pa nisur numërimi: Vullneti i popullit është në kutitë e votimit, fitorja për Aleancën për ndryshim


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja